Flaka Krelani flet për jetën private: Është nisur princi me kalë, por vetëm kali ka mbërritur

Flaka Krelani është ndër ato artiste që nuk preferon të flasë për jetën e saj private. Shumë pak dihet për jetën e këngëtares, sepse ajo është treguar gjithmonë e rezervuar. Megjithatë duket se nuk ka ende diçka konkrete, për të cilën ajo mund të flasë. Ditën e sotme, Flaka ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku përtej profesionit nuk munguan dhe pyetjet për jetën private. Flaka tregoi se është diçka që nuk i ka kushtuar shumë rëndësi, por edhe kur i ka kushtuar nuk ka gjetur personat e duhur.

Ajo ka shtuar se pavarësisht se kush jemi nuk na duan të gjithë dhe as ne nuk jemi perfekt, sepse jeta na mëson çdo ditë, shkruan Who. Më tej Isli Islami ka vazhduar duke i thënë se personi i duhur me siguri po vjen nga larg, sepse po vonohet shumë. Flaka e ka kaluar me shumë sportivitet edhe këtë pyetje duke u përgjigjur me shaka. “Ne në Kosovë themi është nisur princi po vjen me kalin, po zakonisht vetëm kali po mbërrin”, ka thënë këngëtarja. Megjithatë Flaka duket shumë e lumtur me jetën e saj dhe për të mbi çdo gjë tjetër është e rëndësishme karriera.