Flaka Krelani flet për futbollistin shqiptar që e ka ngacmuar, Edi Manushi mban sekret emrin

Këngëtarja e njohur Flaka Krelani e ka pranuar qartë dhe pastër se e kanë ngacmuar futbollistët. E ftuar tek emisioni “E Diell”, këngëtarja duke qeshur ka thënë: “Duke qenë se jemi në një botë të përbashkët, na kanë më afër dhe kështu shkon kjo zinxhir”.

Flaka-Krelani-3

Ajo ia hodhi me spond Edi Manushit, për rolin e futbollistit në fushë, që ishte mbrojtës dhe ky i fundit, i sprovuar nga eksperienca e “Procesit Sportiv”, e nuhati se për kë emër bëhej fjalë, por që preferoi të mos e ndante me teleshikuesit.

Flaka-Krelani-2

Ndërkohë kujtojmë së motra e Flakës, Qëndresa Krelani është komentatorja e parë femër në trojet shqiptare dhe siç duket kontakti i saj i afërt me botën e futbollit, s’ka lënë jashtë vëmendjes së lojtarëve edhe interesin e tyre ndaj Flakës./Panorama Plus