Fjorela e “Përputhen” shtatzënë për herë të parë dhe ja ku keni dhe një foto me barkun e rrumbullakosur

Zhvillime të reja ka nga Fjorela Peto, një nga ish-konkurrentet e “Përputhen” që rrugëtimin në ekran nuk e pati të gjatë pasi dashurinë e gjeti jashtë dhe u largua nga emisioni.

Burime pranë Fjorelës kanë treguar për “iconstyle.al” se ajo është në një lidhje me një djalë që jeton jashtë vendin, më saktë në Belgjikë ku ka një biznes privat. Madje çifti së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Fjorela është në pritje të ëmbël dhe ja ku është publikuar edhe kjo foto ku ish-konkurrentja shfaqet me barkun e rrumbullakosur në muajin e tretë të shtatzënisë. Për arsye të shtatzënisë dhe faktit që është shumë e tërhequr nga jeta publike, Fjorela nuk ka marrë pjesë në asnjë nga festat e “Përputhen”.