
Fjoralba zbuloi këtë model flokësh dhe gjejeni sa herë është krehur kështu
Sot është nata e dytë e sezonit të ri të “Portokallisë” dhe menjëherë vëmendjen përpara spektaklit e mori modertorja Fjoralba Ponari. Mbrëmjen e sotme Fjoralba do të shfaqet e veshur me këmishë të bardhë, pantallona të shkurta dhe jelek të zi me zinxhira, një veshje kjo shumë moderne, por që ne na shkoi syri tek flokët.
Ashtu si herën e kaluar, edhe sonte Fjoralba zgjodhi këtë model flokësh, të kapura gjysmë bisht, një model ky shumë i thjeshtë për t’u realizuar. Madje moderatorja duket se e ka të preferuarin e saj pasi është shfaqur 7 herë me të njëjtën kapje flokësh.
E bukura është se një model i tillë shkon me çdo lloj veshje dhe këtë e vërtetojnë fotot e mëposhtme të Fjoralbës.