Fjoralba Ponari zbulohet datën kur do të fillojë “E diell”
Prezantuesja Fjoralba Ponari ka zgjedhur t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në ‘Instagram’. Mes komplimenteve të ndryshme dhe pyetjeve, ra në sy interesimi i ndjekësve të saj për datën kur do të fillojë “E diell”, dhe kush do të jetë pjesë e programit. ‘27 janar. Emra pastaj mbart shumë’, ishte kjo përgjigja që zbuloi datën e nisjes së programit të së dielës në ‘Top Channel’, shkruan Who. Kujtojmë se Fjoralba ka zbuluar më herët që do të jetë pjesë e “E diell” me një rubrikë që u dedikohet fëmijëve. Ajo hyri në televizion me eksperiencën në “Voice room” dhe më tej me “Procesi sportiv”.