Fjoralba Dizdari pranon se është më kollaj të lidhesh me të se ta bësh të dashurohet
Moderatorja dhe prezantuesja e motit, Fjoralba Dizdari ka biseduar me ndjekësit e saj nëpërmjet pyetje-përgjigjeve në ‘Instagram’. Sigurisht, jeta e saj sentimentale është temë me shumë interes, ndaj dhe ka vendosur të përgjigjet në mënyrë ca të komplikuar, por gjithsesi të kuptueshme.
Kur e pyesin është në një lidhje ose e dashuruar, ajo pranon: “Nuk jam e lidhur, ndërsa e dashuruar duhet ta meritoj dikush që të jem”.
E kështu, Fjoralba na tregoi se nuk është aq e vështirë që ajo të krijojë një lidhje (edhe pse për momentin nuk ka askënd afër vetes), ama kur vjen puna tek dashuria, që të marrësh zemrën e Fjoralbës duhet punë e sakrifica./revistawho.com