Fjolla Morina sjell imazhe nga festa luksoze që i realizoi vajzës në ditëlindjen e saj të katërt
Këngëtarja Fjolla Morina është nënë e dy vajzave.
Krahas angazhimeve në karrierë, Fjolla ka potencuar gjithmonë se pavarësisht gjithçkaje nuk e lë familjen prapa.
Së fundmi, vajza e saj e vogël, Alayah, festoi ditëlindjen e saj të katërt dhe për këtë Fjolla u kujdes që t’i organizojë një festë luksoze.
Ajo publikoi në rrjetet sociale disa fotografi nga kjo festë, duke treguar se sa me fat e ndjenë veten si nënë e Alayas.
“Dashura e jetës time mbushi katër vite”, shkroi këngëtarja Morina në mbishkrimin e një prej fotografive.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe urimet që ajo ka marrë për vajzën nga fansat e saj. /Telegrafi/