Fjolla Morina i rrëmben Morena Tarakut të dashurin milioner? Historia e shoqeve të ngushta
Vazhdon telenovela e weekend-it që lamë pas. Ish-i dashuri milioner i Morena Tarakut, iraniani Sasha Sobhani ka ardhur për një vizitë në Kosovë, e sigurisht se vëmendja në lëvizjet e tij ka qenë e madhe. Ai është parë në shoqërinë e Fjolla Morinës, e cila është edhe mike e Morenës, shkruan Gazeta Express. Por, Fjolla ka reaguar duke treguar se gjërat janë shumë mirë me Morenën pas kësaj, madje duke postuar një fotografi bashkë. E këtë herë është vetë iraniani ai që ka provuar të sqarojë gjërat, duke dhënë një sqarim për media. Ai ka sqaruar se Fjolla është ajo që i ka kërkuar të bëjnë videon bashkë e madje ta etiketojë në postimin e tij. Në postimin tashmë të fshirë, ai ka shkruar: “Sqarim për mediat. Për sa i përket videos, Fjolla Morina është vetëm një fanse e imja, e cila më kërkoi ta bëja tag në Instagramin tim. Ju përqafoj!”.