Fjolla Morina pa ndjenja, zbulohen pamjet gjatë masakrës në Kosovë para 20-vitesh

Masakra, vrasje, vuajtje, lot, arratisje dhe përdhunime! Me copëza fjalësh, në këtë mënyrë mund ta përshkruajmë atë çfarë ka ndodhur para 20 vitesh në Kosovë. Pikërisht ditën e djeshme ishte 20-vjetori i nisjes së bombardimeve të forcave aleate të NATO-s ndaj bazave ushtarake serbe.

Fjolla-Morina-2

Shumë qytetarë të Kosovës asokohe për 72 ditë rresht kanë parë tmerrin me sytë e tyre dhe kanë përjetuar së bashku me familjarët një nga luftërat më të mëdha. Shumë persona janë drejtuar drejt Bllacës për të shpëtuar nga barbarizmi serb. Një prej tyre ka qenë këngëtarja e njohur Fjolla Morina. Së fundmi, është bërë publike kudo në rrjet një foto e këngëtares në gjendje të fikëti raporton “Prive.al.” Siç mund ta shikoni në foton e mëposhtme, gjendja e saj shëndetësore nuk ka qenë aspak e mirë, ndërkohë pranë saj qëndron nëna e Fjollës duke qarë.

Fjolla-Morina-1