Fjolla Morina më në fund gjen të duhurin: “Do të dua deri në frymën e fundit”
Fjolla Morina, këngëtarja seksi nga Kosova, e cila numëron disa hit-e në karrierën e saj muzikore duket se më në fund ka gjetur mashkullin e duhur. Ajo ka publikuar disa foto në Instagram ku deklaron hapur, se ajo po jeton një histori të bukur dashurie. Pas disa dedikimeve të bëra nga këngëtarja, duket se më në fund ajo e ka pranuar se ka dikë special në jetën e saj. “Nëse do të më duhet të zgjedh midis teje dhe frymëmarrjes, unë do të shfrytëzoja frymëmarrjen time të fundit për të të thënë Të Dua!”, është shprehur Fjolla duke i deklarur hapur dashuri të përjetshme partnerit të saj të zemrës, portretin e të cilit ende e shfaq të çensuruar në postimet që bën.