
Fjolla Morina ndan momentin e injeksionit të fundit me botox
Fjolla Morina është një nga femrat shqiptare më të komentuara. Këngëtarja është shpesh në qendër të vëmendjes për format e saj trupore si dhe për operacionet plastike. Më herët Morina ka pranuar se ka kryer ndërhyrje në të pasmet e saj, duke thithur dhjamin e tepërt. Kjo ka ndodhur pas lindjes së vajzës pasi kishte shtuar shumë kilogramë. Ditën e sotme Fjolla ka publikuar një “Instastory” ku duket se po kryen një injeksion me botox në buzë. Këtë këngëtarja e ka zbuluar pa asnjë kompleks për ndjekësit e saj, ku në foto shkruan: “Për të qenë më perfekt”.
