Fjolla Morina gënjeu, nuk është shtatëzanë/ Mjeku arratiset në Kosovë
Që prej ditës së shtunë Fjolla Morina ndodhet në qelitë e paraburgimet në Kukës pas kapjes në pikën kufitare të Morinës me armëmbajtje pa leje.Pas deklarateve të këngëtares ku shprehej se pistoletën ia kishte bërë dhuratë një miku i saj nga Gjermania i cili nuk jeton më, një në një dëshmi tjetër u tha se Fjolla është shtatëzanë. Mësohet se mjeku i parë që i ka nxjerrë këngëtares Fjolla Morina një raport fals se është shtatzënë,është arratisur në Kosovë. Analiza e parë është bërë në Kukës, teksa mësohet se ai është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Vendimi për masën e sigurisë ishte parashikuar të jepej në orën 08:20 të mëngjesin të kësaj të marte, por seanca u shty fillimisht për në 13:00, më pas në 13:30. Duke e vlerësuar të ligjshëm arrestin, avokatja kërkoi masë lehtësuese të “arrestit shtëpiak” me argumentin se njëra armë që këngëtares iu gjet nga policia në çantë teksa hynte në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës, ishte pistoletë çakmak, ndërsa tjetra zhurmuese. Prokuroria kërkoi praninë e gjinekologut në seancë për të faktuar nëse eko e shtatzënisë i përket apo jo Fjolla Morinës. Nëse këngëtarja e njohur nga Kosova është shtatzënë, atëherë prokuroria argumentoi se duhet të qëndrojë në masë arresti shtëpiak duke paraqitur një kontratë qiraje banese, ose të japë garanci pasurore 5 milionë lekë të rinj për t’u gjykuar në gjendje të lirë.
Në gjyq u paraqitën edhe dy shoqëruesit e saj që ndodheshin me të në makinë, biznesmeni 29-vjeçar me origjinë nga Gjilani që jeton në Belgjikë, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës.