
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla dhurojnë këtë shumë parash për të ndihmuar në përballimin e koronavirusit
Këngëtarja Fjolla Morina dhe i fejuari i saj, Fisnik Syla, kanë vendosur që të dhurojnë 2000 euro për të blerë tre aparatura për oksigjen.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari Labinot Tahiri. Ky i fundit nisi këtë iniciativë pas rritjes së rasteve të shtrimeve nga koronavirusi në spitale.
“Kolegia ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen e 3 aparaturave për oksigjen. Njerëzit po vazhdojnë të dhurojnë donacione për shëndetin e qytetarëve. Zoti ju shpërbleftë! Faleminderit shumë”, ka shkruar Labi krahas postimit.