Fjodora Fjora: Analiza që me shokoi. Dita më e tmerrshme me Covid
Fjodora Fjora ka qenë pasditen e sotme e ftuar në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon. Moderatorja ka ndarë eksperiencën e saj me Covid, duke treguar se lajmin e ka bërë të ditur pas 14 ditësh izolimi.
Gazetarja ka pohuar se gjatë izolimit ka përjetuar një moment të vështirë dhe ditë shokuese pasi një prej analizave i kishte dalë gabim. Shifrat e nxjerra bënë që Fjodora të përjetonte një shok emocional duke e rënduar gjendjen e ksaj psikologjike pasi ato ishin të larta më shumë seç duhej.
“Kam kaluar një nga momentet më të vështira të pandemisë atë ditë, sepse ka qenë shokuese për mua”, ka pohuar Fjora gjatë bisedës.
Në përfundim të saj ajo shtoi se është shumë e rëndësishme vendi ku secili zgjedh të kurohet dhe se cdokush duhet të zgjedhë njerëz serioz për t’u vizituar./revistawho.com