Fjalimi shokues i Natalie Portman: Isha 13 vjeçe kur meshkujt fantazonin të më përdhunonin në rrugë

Duket e gjithë kjo si një luftë e hapur e femrave të famshme, kundër meshkujve që ka pasur diçka në dorë në karrierën e tyre. E fundit që ka shokuar opinionin public është aktorja Natalie Portman, e cila ka mbajtur një fjalim shumë të fortë gjatë marshimit të vajzave dhe grave në Los Angeles. Fituesja e çmimeve Oscar, ka deklaruar se ka qenë viktimë e ngacmimeve seksuale që kur ishte një 13 vjeçare. “Një ditë, shumë e emocionuar nisa të lexoj letra që meshkuj, admirues të artit tim më shkruanin. Dhe gjithçka që lexoja në to, ishin fantazi erotike për të më përdhunuar nëse do të kishin mundësi të më shihnin në rrugë. Gjithashtu kur bëra 18 vjeç, ndërsa punoja në një radio, mora shumë letra se si tani mund të më kërkonin lirshëm seks, sepse unë isha në moshën ideale për mos t’u konsideruar më e mitur. Ata më shkruanin gjithë kohës se fantazonin gjoksin tim e se ç’do të bënin me të nëse do më shihnin…”. Duke renditur kujtime nga ajo kohë, Portman rrëfeu se i është dashur që të anulojë shumë role dhe të refuzojë shumë oferta për të marrë pjesë në filma shumë të mirë, vetëm sepse e dinte për gjithçka do të ndodhte pas kamerave. “Ngrita një reputacion ndryshe në industrinë e filmit. Gjithë kohës lakohesha si vajza konservatore, peshkope, serioze por e gjithë kjo sepse doja të mbroja trupin tim. Ndjeva nevojën e të mbuluarit të trupit tim me veshje në mënyrë që t’u jepja mesazhin të gjithëve se unë e dua sigurinë e trupit tim”, rrëfeu aktorja e njohur.