Fjalët e veçanta të Nerës për ditëlindjen e Sabriut
Legjenda e muzikës Sabri Fejzullahu sot shënon një ditë të veçantë.
I lindur me datën 16 shtator të vitit 1947, artisti sot mbush plot 75 pranvera.
Në mesin e urimeve mjaft të shumta, ishte dhe ai nga bashkëshortja e tij Nera Fejzullahu, e cila përmes një postimi në Instagram, zgjodhi fjalët më emocionuese për ta uruar atë.
“Ti që je gjysma ime më e mirë. Ti që mu gjende pranë në ditët më të vështira të jetës time. Ti që kurrë nuk më the e ke gabim, ti që pa ty nuk do kishte vlerë qenia ime. Gëzuar ditëlindjen zemra ime, faleminderit që ekziston,” shkroi Nera në postimin e saj.
View this post on Instagram
Urime edhe 100 të gëzuara. /Prive.al