Fjalët e Lorit për ditëlindjen e Vjollca Hoxhës duhet t’ia thoni çdo ditë nënës suaj

Pronarja e madhe e Top Media, Vjollca Hoxha, ka sot ditëlindjen dhe urimet që ka amrrë kanë qenë të shumta, por fjalët më të bukura ia ka thënë e bija, Lori Hoxha.

Vajza e madhe e familjes Hoxha na ka emocionuar me dedikimin e bukur që i ka bërë të ëmës përmes një postimi në Instastory, ku nënë e bijë kanë dalë duke qeshur.

“Uroj të mos më duhet të jetoj asnjë ditë pa ty. Shpresoj që vitet në vazhdim të kenë rezervuar vetëm buzëqeshje për ty, që buzëqeshjen s’ja kurseve kurrë askujt.

Je bekim për këdo ka fatin të të ketë afër dhe frymëzuese për këdo që kërkon forcë të ringrihet. Gëzuar ditëlindjen ma, faleminderit për gjithçka,” shkruan Lori.

Më herët, Lori zbuloi për ndjekësit e saj edhe dhuratën që do i bënte mamit me rastin e ditëlndijes, ajo kishte zgjedhur një tufë me lule, por pa e treguar.

Kujtojmë se Lori Hoxha ishte producentja e Big Brother Vip dhe një nga shtyllat kryesore të suksesit të këtij sezoni të parë të këtij formati. Një punë e shkëlqyer e Lorit edhe pse mbante një post aspak të lehtë.