Fizioterapisti 32-vjeç nga Elbasani humb jetën, mamaja të rrëqeth shpirtin me fjalët: Na e këpute kokën bir
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, një 32-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mësohet se shtetasi Erind Shuteriqi ka ndërruar jetë, familjarët kanë thënë se i afërmi i tyre ka pësuar atak kardiak.
Shuteriqi ishte vaksinuar dje me v aksinën “P fizer”, që të mbrohej nga Covid. Nuk është kryer ende ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar saktë shkaqet e v dekjes.
I riu nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese. Vetë mamaja e 32 vjeçarit ka shkruar një postim rrëqethës në facebook ndaj humbjes së djalit të saj.
“Erind shpirt, zemra e mamit kjo qe na ndodhi ishte shokuese! Cfare te kujtoj me pare mami buzeqeshjen, miresine, embelsine, dashurine qe na dhuroje cdo dite!
Na e kepute koken bir por ti do jesh gjithmone brenda nesh dhe me ne gjithmone NE TE TRE!!! Do te te duam gjithmone zemra jone!!!”
Edhe njerëz të tjerë të afërm dhe shoqëria e Erindit kanë reaguar të shokuar me këtë humbje dhe kanë bërë dedikimet e tyre vërtet prekëse.