Fituesja e konkursit të famshëm, prej katër ditësh e vdekur, por burri nuk e kupton
Fituesja e konkursit të famshëm “Greece Got Talent” Eleni Kariolakis u gjet e vdekur në banesën e saj ku jetonte me bashkëshortin.
Mediat greke bëjnë me dije se vajza që fitoi konkursin e këngës kishte vdekur prej katër ditësh, por bashkëshorti nuk e kishte kuptuar pavarësisht se jetonte në të njëjtën shtëpi. Ky është një fakt i çuditshëm për policinë, por sipas dëshmisë së dhënë nga bashkëshorti, ajo ishte mbyllur në dhomë prej disa ditësh dhe ai nuk kishte dashur që ta bezdiste.
Çifti ishte i martuar prej 8 vitesh.
Ndërkohë, fqinjët tregojnë se çifti në fjalë nuk kishte asnjë kontakt me ta edhe pse jetonin pranë.