Fituesja e edicionit të kaluar të Festivalit të RTSH-së e alarmuar me tekstet e Elvanës, Robertit, Genës dhe Devisit

Eriona Rushiti, kompozitorja e këngës fituese të Festivalit të Këngës në RTSH vitin e kaluar, ka bërë ironi me katër tekstet e këngëve të këtij edicioni, që do të këndohen nga Elvana Gjata, Robert Berisha, Gena dhe Devis Xherahu. Eriona, autorja e këngës së Jonida Maliqit “Ktheju tokës”, që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian ka postuar një status në Facebook, ku ngre alarmin për cilësinë e vargjeve të katër këngëtarëve të njohur: “Këto janë disa nga tekstet që do të dëgjojmë këtë javë! Festivali i 58-të në RTSH. HELP!!!!!! “Ajo nuk ështe unë” Robert Berisha Krejt i bon me leter e lapse Kur s’ke e leht’ ty me t’pase Nje Zot i madh e di Sa heka me t’pas k’tu ………………… “Bisedoj me serenatën” Devis Xherahu Ti korcare qe me cmende Sa nuk mundem te t’harroj Sa here qe me vjen ne mendje Marr kitaren e kendoj ………………. “Shqiponja e lirë” Gena Jo une kurre se kam harruar Amanet mu ma kan’ len Ne k’te toke te bekuar Shqiperine e kemi nene Ooooooo oooooo Fluturo shqiponja e lire Ooooo ooooo ………………………. “Me tana” Elvana Gjata Ti kam fal ty me tana Me tana o me tana Dashni me fal O kush ka me ma ndal./Story.al

Fest-2

Fest-3

Fest-4