Fituesi i Sanremo 2023: Kuptimi i këngës emocionuese ‘Due vite’
Marco Mengoni u shpall fituesi i Festivalit të 73-të të Sanremos me këngën e tij “Due vite” (Dy jetë).
Për super-finalen, votimi përbëhej nga televotimi, juria dhe sondazhet online. Marco ia doli të rrëmbente vendin e parë. Në vendin e dytë u rendit Lazza me “Cenere” dhe në të tretin, Mr. Rain me këngën “Supereroi”.
Marco Mengoni ëshë një këngëtar italian i cili fitoi famë pasi u shpall fitues i sezonit të tretë të “X Factor” në vitin 2009. Ai ka konkurruar në Sanremo edhe dy herë të tjera, në vitin 2010 (kënga “Believe me again”) dhe 2013. Në vitin 2013, ai fitoi edicionin e 63-të të Sanremo me këngën “L’essenziale” dhe përfaqësoi Italinë në Eurovision, ku u rendit në vendin e shtatë.
“Due vite” është një këngë për kompleksitetin e jetës dhe mënyrën se si njerëzit përballen me uljet dhe ngritjet e saj; një këngë për betejat e jetës dhe dinamikat. “Është historia ime e pambarimtë sepse është historia e një marrëdhëniejeve mes të pandërgjegjshmes dhe realitetit,” është shprehur Mengoni.
“Unë kuptoj që pavetëdija ime më jep ndjesi më realiste sesa jeta e përditshme. Në këngë, tregoj për këtë jetë të dyfishtë: atë të natës dhe të ëndrrave që bëhet më reale se vetë ëndrrat që jetoj çdo ditë. […] Unë jam mëkatar, jam ai që gabon. Ka shuplaka dhe duhet të ecësh përpara në jetë.”
Anabelmagazine