Fituesi biseksual i “Eurovision”-it bën thirrje: Rrini me atë që doni!
Këngëtari që çoi fitoren në Hollandë, Duncan Laurence bëri një thirrje që i dedikohej komunitetit LGBT pasi mori çmimin e parë në festivalin “Eurovision 2019”. Duncan është biseksual prandaj dha një mesazh duke thënë se njerëzit duhet të vlerësohen për atë që janë, pa marrë parasysh seksualitetin e tyre.
Pas fitores me baladën “Arcade”, 25-vjecari tha: “Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është të shohësh kush je dhe të shihni veten ashtu siç e shoh unë, sië shoh pjesëmarrësit e tjerë, siç shoh Chris, siç të shoh ty, vetëm si një qenie njerëzore. Si një person që ka talent, i cili, me këtë trofe do t’i përmbahet asaj që të tjerët duan, edhe nëse kanë një seskualitet ndryshe. Rrini me atë që doni dhe bëni më të mirë dhe duajini njerëzit për atë që janë. Ky është mesazhi më i rëndësishëm.
Ëndërroni për gjëra të mëdha!”Ndërsa kur u pyet se si u ndje kur fitoi dhe mori trofeun, Duncan tha se është ndjenjë aq e fortë sa nuk mund të shkruajë një këngë, shkruan Lapsi.al. “Si fillim, unë u takova me Nettën, kjo ishte dhurata më e bukur dhe më pas mora një trofe prej saj. Nuk kam fjalë, nuk mund ta përshkruaj, nuk mund të shkruaj një këngë për këtë. Jam shumë i lumtur!”, përfundoi Duncan.