Fitorja ndaj Shqipërisë, mediat britanike elozhe kombëtares ishullore
Pas fitores së Anglisë ndaj Shqipërisë me rezultatin 0-2 në stadiumin “AIR Albania”, mediat britanike shkruajnë se kombëtarja ishullore e meritonte fitoren dhe se Sauthgejt i ka marrë lojtarëve 100% e tyre duke marrë 2 fitore rradhazi.
Gjithashtu mediat prestigjoze britanike i kanë kushtuar vëmendje trajnerit Sauthgejt i cili ka deklaruar se Anglia ka ende nevojë për përmirësime pavarësisht paraqitjes në kryeqytetin e Shqipërisë ndaj Kombëtares kuqezi.
Ndeshjen e ardhshme Anglia do të presë Poloninë në datën 31 mars në orën 20:45. Ndërsa Shqipëria do të ndeshet ndaj San Marinos, në shtëpinë e këtyre të fundit, në 31 mars me fillim nga ora 20:45.