Fisniku pendohet që la gruan për Fjolla Morinën!

Fjolla Morina, përvecse e njohur për projektet muzikore, tërhoqi disa kohë më parë të gjithë vëmendjen e ndjekësve pasi u kap me armë në makinë e shoqëruar me biznesmenin e njohur Fisnik Syla, i cili qëndroi qëndroi edhe disa ditë në paraburgim. Më pas ajo bëri edhe publike lidhjen me Sylen, i cili u nda nga gruaja dhe lidhi kurorë me këngëtaren.

Por martesa e tyre nuk zgjati shumë. Ai është shprehur së fundi se nuk ruajnë më kontakte me njëri-tjetrin dhe se nuk ka dëshirë të njihet si partneri i saj. “Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet Belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”– tha ai.

Fisniku ështv pyetur nëse është penduar për marrëdhënien e tij me Fjollën ai u përgjigj se po, në fakt është bërë pishman, por nuk ka dhënë detaje se për çfarë specifikisht.

Nga ana tjetër dhe Fjolla ka treguar se tani që është ‘single’ dhe ndihet më e lumtur, ndërsa thumboi sërish ish-bashkëshortin e saj, duke “këshilluar” të gjithë të mos mërziten nëse ndahen nga një tradhtar.

Para disa kohësh, në “skenë” doli edhe ish gruja e Fisnikut, e cila nxirrte mllef kundrejt Fjolles e thoshte: “Marrshin nga jeta atë që meritojnë”, teksa shtonte:“Më shkatërroi familjen!”

Bordo