Fiori Dardha nënë e një djali, zbulon planin për fëmijë tjetër

Moderatorja e emisionit “Boom”, Fiori Dardha rreth 6 vite më parë solli në jetë djalin e saj të parë. Tashmë që ai është rritur, Fiori përballet shpesh me pyetjen, nëse do i bëjë atij një vëlla ose një motër. Së fundmi moderatorja i është përgjigjur pyetjes nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’. “Sigurisht që do e bëj edhe një fëmijë tjetër. Dashtë zoti dhe na jep një tjetër bekim”, përgjigjet Fiori, sipas Ëho. Kujtojmë se moderatorja vitin e kaluar organizoi një ceremoni madhështore martese, ku i pranishëm ishte edhe vogëlushi i saj, Abel.