Fiori Dardha i kthehet stilit laj-thaj-vish, e fikuar pas këtij fustani që 17 vjeç
Fiori Dardha ka publikuar pak minuta më parë një foto para pasqyrës ku shfaqet e veshur me një fustan në ngjyrë blu të errët të përshtatshëm për sezonin e nxehtë të verës. Por kjo veshje nuk është aq e thjeshtë sa duket, pasi gazetarja ka treguar se një histori e gjatë fshihet pas tij.
“Ju ka ndodhur ndonjëherë të fiksoheni pas një veshjeje që ju bën të ndiheni rehat dhe që nuk doni ta hiqni nga trupi? Fustanin që shihni në foto e kam veshur për herë të parë 17 vjeç (ma ka dhuruar një shoqe) dhe sa vjen vera, gjëja e parë që nxjerr nga dollapi është pikërisht ky. Gjatë gjithë verës e mbaj për në shtëpi. Është nga këto veshjet ‘laj-thaj-vish’. Uroj që të mos griset asnjëherë dhe unë të mos marr shumë kile, që të më bëjë sa më gjatë ky super fustan”,-shkruan ajo krahas shkrepjes nga ambjentet e shtëpisë, shkruan Ëho. Megjithëse e ka prej vitesh, duket se kënaqësia që Fiorit i jep kjo veshje nuk do të largohet asnjëherë dhe këtë ndjesi me siguri e kuptojnë të gjitha femrat.