Fioralba Dizdari nis punë në televizion, kush është miss-i që parashikoi borën në Tiranë

Fioralba Dizdari, e cila njihet si “Miss Universe Albania 2013″, ka filluar punë të re në televizion, si prezantuesja e parashikimit të motit në “ABC News”. Ishte pikërisht Dizdari, e cila parashikoi reshje bore një ditë më parë në Tiranë, që ndodhi sot pas mesdite. “Në zonat qendrore do të ketë reshje dëbore dhe shiu”, ishte fraza e saj dje gjatë parashikimit të motit. Duket se vajzës shtatlartë brune dhe me sytë blu i shkon shumë për shtat puna e re në ekran. “Moti në Abc News me grafika të reja sot, mos harroni të na ndiqni në katër orare çdo ditë”, ishte statusi i Fioralbës para disa orësh, shoqëruar me një foto të shkrepur në ambientet e televizionit.