Finalja e çmendur shpall kampione bote Francën, futbollistët që morën kupat në shtëpi


Franca është kampionia e re e botës në futboll, pasi triumfoi bindshëm 4-2 në finalen e “Luzhnikit” në Moskë ndaj Kroacisë. Një finale e çmendur, e cila prej dekadash të tëra nuk prodhonte 6 gola dhe emocione të tilla. Edhe pse ishin në disavantazh thuajse gjatë gjithë kohës, madje në një moment Franca ishte në avantazhin e 3 golave, kroatët kurrë nuk u dorëzuan në këtë finale, duke besuar deri në fund, i cili bëri që të largohen me kokën lartë dhe vendin e dytë në botëror. Ndërsa tashmë Kupa e Botës është në duart e francezëve për të dytën e herë në histori. Triumfi i parë i tyre ishte 20 vite më parë, në Botërorin e shtëpisë për ta. Kroacia e nisi mjaft mirë këtë ndeshje, duke qenë ajo më kërkuese, duke dashur të befasoi që në fillim Francën. Në 10 minutat e para të ndeshje ishin pikërisht kroatët ata që me Perisic e Rakitic u shfaqën rrezikshëm në portën e mbrojtur nga Lloris. Ishte pikërisht Mario Mandzukic heroi i Kroacisë ndaj Anglisë, por finalja ka nisur tmerrësisht keq për kroatin, i cili në minutën e 18 ka shënuar autogol. Ishte një goditje dënimi dhe krosimi i Griezmann është devijuar pak nga kroati dhe Subasic është mposhtur. Po cilët ishin futbollistët që morën kupat në ceremoninë në shi? Loka Modric është zgjedhur nga FIFA si futbollisti më i mirë i Botërorit Rusi 2018. Një çmim më tepër ngushëllues për yllin e Kroacisë, i cili nuk arriti ta dërgojë kupën e Botës në shtëpi edhe pse së bashku me shokët e tij bënë maksimumin në finale, por në fund u mundën 4-2. Ky triumf i francezëve e ka një emër që e çoi lartë dhe ai është Kylian Mbappe, i cili është zgjedhur si futbollisti i ri më i mirë i Botërorit, vetëm legjenda braziliane Pele e ka fituar këtë çmim më i ri, sipas Top Channel.