Finalja e “BBVA 4”: Ja sa banorë do të garojnë për çmimin e madh

Në finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 4” do të shkojnë në total 4 banorë, të cilët do të konkurrojnë për çmimin e madh në mbrëmjen e 19 prillit.

Përpos Rozanës dhe Laertit, të cilët janë zgjedhur si dy finalistët e parë, të gjithë banorët e tjerë janë në nominim dhe 2 më të votuarit do të përzgjidhen nga votat e publikut. Pjesa e mbetur e konkurrentëve do të eliminohen.

Kujtojmë se Rozana çoi në nominim kokë më kokë për të përzgjedhur finalistin e dytë Eglin dhe Laertin dhe nga televotimi fitoi aktori.

Anabelmagazine