Finalist i parë i Big Brother zgjidhet Iliri. Donaldi përjashtohet nga televotimi

Këtë mbrëmje publiku ka votuar për të zgjedhur finalistin e parë të Big Brother VIP, dhe ishte e pritshme për shumicën e publikut që ndjek Big Brother: është balerini Ilir Shaqiri.

Donald Veshaj nuk ishte i përfshirë në këtë votim të publikut sepse u dënua nga produksioni për ngjarjen që ndodhi me Mozzik. Përveç përjashtimit nga votimi për banorin e parë finalst, Donaldi u dënua edhe me nominim për javën e ardhshme. Pra ai është automatikisht në nominim për eliminim.

Garës po i vjen fundi, banori i parë finalist u zgjodh. Tani “ethet” e lojës bëhen më të mëdha si për banorët ashtu edhe për publikun dhe të preferuarit e tyre. “Ju kujtoj se të jesh finalist nuk do të thotë se jeni fitues”, u tha Arbana banorëve.

Tashmë dinamikat e lojës janë më të shpejta dhe më të forta. Big Brother rezultoi emisioni më i ndjekur i shqiptarëve në 2021 dhe 2022. Ai ka hyrë në fazën e fundit. Duhen edhe dy javë për të shkuar në finale dhe dyshja e fundit deri-diku dihet.

Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj pritet të jenë finalistët absolutë të këtij edicioni, por asgjë nuk është e thënë duke parë të papriturat e lojës. Ata kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP që më datë 5 tetor. Se si kanë duruar deri tani, vetëm ata e dinë. Iu lumtë!

Ndërkohë, një biletë në finale pritet ta fitojë Einxhel Shkira, Beniada Nishani ose Arjola Demiri. Kjo pesëshe ka qenë më e forta në Top Channel dhe kanë mbajtur shqiptarët si magnet para televizorit. Na mbetet të themi “fitoftë më i miri”.