Filmi rreth jetës së Meghan & Harry-it: Fotoja e parë e publikuar do t’ju fusë në dyshime!

Në jetën e Meghan Markle dhe princ Harry-it kanë ndodhur mjaftueshëm gjëra sa për të bërë një film. Në fakt, për çiftin mbretëror janë bërë jo një, por dy filma që flasin për njohjen, dashurinë, pengesat dhe jetën e tyre deri më tani: “Harry & Meghan: A Royal Romance” dhe “Harry & Meghan: Becoming Royal.”

Platforma Lifetime kësaj here do të sjellë në ekran shkëputjen e Meghan dhe Harry-it nga pallati mbretëror, por për momentin ata që po marrin vëmendjen kryesore janë aktorët që luajnë personazhet kryesorë. Fotot e para të publikuara do t’ju bëjnë të fërkoni sytë prej ngjashmërisë me dyshen e vërtetë!

Në rolin e princit Harry luan Jordan Dean e ndërsa personazhin e Meghan-it e portretizon Sydney Morton.

Filmi rreth jetës së Meghan & Harry-it: Fotoja e parë e

Në nder të përvjetorit të tretë të martesës, Lifetime ka publikuar foton e parë të kastit dhe jo, s’është Meghan dhe Harry!

Filmi, pritet të pasqyrojë gjithë rrugëtimin e Meghan-it, zhgënjimet e saj dhe sulmin që i është bërë prej medias. Nga ana tjetër, do të reflektohet qartë frika e Harry-it për një histori që përsërit veten dhe përpjekjet e tij për të mbrojtur gruan dhe djalin.

Filmi rreth jetës së Meghan & Harry-it: Fotoja e parë e

Ndër të tjera, filmi biografik pritet të përfshijë edhe konfliktet e përfolura të çiftit me familjën mbretërore, përfshi këtu, problemet me Harry-it dhe William, Kate dhe Meghan, apo ato të Harry-it me princin Charles.

Premiera e “Harry & Meghan: Escaping the Palace” pritet të transmetohet këtë vjeshtë.

/Anabelmedia