Filmi “Ndërkombëtarët” me aktorë shqiptarë, dalin skenat e forta që do t’ju lënë pa frymë

Aktorë të njohur shqiptarë luajnë në filmin artistik “NDËRKOMBETARET/AN EXPATS’TALE”, një prodhim kinematografik i sapo përfunduar me skenar të shkrimtarit Ylljet Aliçkaj dhe regji të Pluton Vasit. Vjollca Dedei ndau me miqtë në facebook lajmin se filmi është gati duke postuar dhe trajlerin me statusin më poshtë: “Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin duke i uruar filmit artistik “NDËRKOMBETARET/AN EXPATS’TALE” një rrugëtim të suksesshëm. Së bashku!” Filmi pritet të marrë vëmendje të madhe nga publiku për faktin se protagonist kryesorë janë ndërkombëtarët dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e Shqipërisë. Në trajlerin e publikuar tërheqin vëmendje në sy skenat e nxehta që duken të realizuara perfekt. Kasti i aktorëve që luajnë në këtë film të ri janë; Kastriot Çaushi, Hervin Çuli, Albert Trebicka, Lulzim Zeqaj, Eriona Kakeli, Eni Shehu dhe Rovena Lule.