“Filluan të takoheshin gjatë pandemisë”/ Konfirmohet romanca e Al Pacinos me producenten 53 vite më të re
Disa u befasuan kur panë Al Pacinon, tashmë 81 vjeç, duke darkuar me një grua 53 vite më të re se ai, por mediat e huaja kanë kofirmuar se ai është në një romancë me Noor Alfallah prej kohësh.
Pacino dhe Alfallah, u fotografuan së bashku këtë javë në një ekspozitë të re arti me veprat e piktorit Julian Schnabel.
Alfallah ka qenë më parë në lidhje me Mick Jagger, 78 vjeç, investitorin miliarder, filantropistin Nicolas Berggruen, 60 vjeç dhe gjithashtu është parë në Los Angeles me 91-vjeçarin Clint Eastwood, për të cilin ajo tha se ishte mik i familjes.
Një burim tha për Page Six: “Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar shumë të pasur, ajo ishte me Mick Jagger për një kohë, dhe më pas u takua me Nicholas Berggruen.”
Burimi shtoi, “Ajo ka qenë me Al Pacinon për disa kohë dhe ata kalojnë shumë mirë. Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem edhe pse ai është më i madh se babai i saj. Ajo lëviz me turmën e pasur të avionëve dhe vjen nga një familje me para.”
Pacino dhe Alfallah u panë në Felix Trattoria në Venecia, Kaliforni, të shtunën mbrëma, duke hipur në të njëjtën makinë teksa dilnin nga restoranti.
Kjo është hera e parë që Pacino është parë me një romancë që nga ndarja në vitin 2020 nga aktorja Meital Dohan , e cila kishte problem diferencën në moshë.