Fillim i ri për Adi Krastën, ja ku do e shohim pas mungesës së gjatë

Pas një mungese të gjatë, Adi Krasta do të rikthehet me dy emisione në ekran. Burime për “Gazeta Express” bëjnë të ditur se gazetari do të bëhet pjesë e televizionit “News 24” për të prezantuar emisionin e tij “Krasta Show”. Gjithashtu përflitet se përveç emisionit të tij moderatori do të jetë pjesë e një programi tjetër, i cili nuk është zbuluar ende. “Gazeta Express” ka siguruar edhe një foto të Krastës teksa po futet në ambientet e “News 24”, shkruan Who.