Fifi zbulon problemin serioz me shëndetin: Jam në gradën e fundit
Gjatë një interviste për “Prive” këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi, ka rrëfyer për herë të parë problemet me shëndetin. Ajo ka treguar se i duhet të dobësihet urgjent pasi rrezikohet nga një problem serioz në shtyllën kurrizore. “Kam një problem në shtyllën kurrizore dhe më duhet urgjent të dobësohem sepse, jam në gradën e fundit që të mbetem në paralizë. Këtë duhet ta bëj për shëndetin tim dhe për askënd tjetër”, deklaroi Fifi. Për këtë ajo do t’i përkushtohet dietës dhe dobësimit që të shmangë çdo agravim të situatës që do të kishte pasoja të rënda për shëndetin e saj ./story.al/