Fifi zbulon 3 arsye përse zihet me të dashurin
Mbrëmjen e sotme Fifi ka qenë e ftuar në “N’drrimi i natës”, ku ka folur rreth shumë detajeve mbi jetën e saj personale dhe profesionale.
Ndër të tjera, e gjendur përball lojës “Haje ose thuaje”, Fifit i është kërkuar të listojë tre gjërat e fundit për të cilat është zënë me të dashurin, dhe ajo ka listuar: Për followers-at në Instagram, sepse ai ka ndjekur një “x” vajzë, pse nuk ka hapur telefonin dhe pse nuk ka kthyer mesazhet.
Janë bazike, por edhe tek unë ndodhin.”- tha këngëtarja.
Sikundër e dimë i dashuri i saj jeton në Gjermani dhe nisur nga kjo, pak javë më parë Fifi tha në një intervistë se ka jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do rikthehej.
Para disa javësh “iconstyle.al” vuri re se Fifi kishte hequr nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka pasur, përveç njërit dhe ai është i dashuri i saj, Xhuljo Tabaku. Në këtë mënyrë, ajo e çoi në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre, duke e zyrtarizuar atë dashur-padashur.
Në një nga puntatat e “Shiko kush luan”, Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ja dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.
Fifi tha se ajo e do më shumë partnerin e saj dhe ndoshta kjo duhet të jetë dhe arsyeja pse e cilëson lidhjen të komplikuar. Kur u vendos mes zgjedhjes së një doktori apo një bad boy (djal i keq), këngëtarja zgjodhi këtë të fundit, por ne nuk e dimë nëse i dashuri i saj i zemrës është i tillë.