
Fifi viktimë e mashtrimit online, ja çfarë ndodhi!
Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është përballur me një të papritur të pakëndshme. Ajo ka zbuluar se fytyra e saj është përdorur pa leje për të promovuar produkte false, duke mashtruar ndjekësit dhe konsumatorët e mundshëm.
Përmes një videoje të postuar në “Instastory”, Fifi ka ndarë shqetësimin e saj me ndjekësit, duke zbuluar se një kompani e panjohur ka përdorur imazhin e saj për të reklamuar një produkt që ajo nuk e ka përdorur asnjëherë.
“Nuk e kam përdorur kurrë këtë produkt dhe fotografia që shihni nuk është trupi im, vetëm fytyra,” u shpreh këngëtarja, duke paralajmëruar ndjekësit të mos bien pre e mashtrimit.
/Prive By Liberta Spahiu