Fifi rrëfen publikisht lidhjen me Xhuljon, “Shiko Kush Luan” dhe për largimin e saj në Gjermani

Lidhja e Fifit me një Xhulion është komentuar shumë nëpër media, por së fundmi këngëtarja në emisionin e ri të Olsi Bylykut “Roped with Olsi” ka rrëfyer për lidhjen e saj, për punën tek “Shiko Kush Luan” dhe nëse ajo do kishte lënë gjithçka këtu për tu larguar në Gjermani ku edhe i dashuri i saj aktual jeton.

Fifi ka folur aq shumë për personin e saj të zemrës saqë është bërë shkas për hitet dhe baladat e saj të bukura ndër vite, e cila vendosi të heqë nga lista e personave të Instagramit që ndjek të gjithë miqtë që ka patur, përveç njërit, i cili është Xhuljo, i dashuri aktual i saj. Së fundmi, ditën e djeshme Fifi ka qenë e ftuar në emisionin e ri të Olsi Bylykut “Roped with Olsi”, e cila ka rrëfyer jetën e saj personale dhe profesionale.

Këngëtarja para disa javësh ka treguar se i dashuri i saj jeton në Gjermani dhe Olsi e ka pyetur nëse do hiqte dorë nga karriera në Shqipëri për tu zhvendosur në Kosovë ose Gjermani dhe a do largohej ajo nga emisioni “Shiko Kush Luan” nëse do ju ofronte një pagë më e mirë.

Kam jetuar në Gjermani dhe me shumë qejf do rikthehem. Ndërsa për pyetjen e dytë, jam shumë e familjarizuar me  ekipin, stafin edhe nuk të bën parja njeri. As me pare s’mundesh me ble shoqëri, as me pare s’mundesh me ble njerëzit. Mundesh me ble rroba, por jo njerëz të mirë, që duan të jenë aty.”- është shprehur Fifi.

Përmes një loje nga emisioni ajo duhet të zgjidhte mes tre personave që do shfaqeshin në ekranin e emisionit të cilët ishin: Flor Mumajesi, Stresi dhe i dashuri i saj Xhuljo, kurse pyetja ishte “Me cilin nga këto personazhe këtu ti ke patur një romancë?”

“Sipas portaleve me të 3. Me Stresin e kam sqaruar se nuk kam patur asgjë. Por, e kam shumë mik. Flori është artist dhe e kam shumë përzemër. E kam pikë të dobët artistikisht dhe shoqërisht. Ky djali që është në këtë foto është një shok i imi shumë i mirë edhe nuk kisha dashur me fol shumë, veç e luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën time.”- është shprehur Fifi.

(s.s/dosja.al)