Fifi nuk do t’ia dijë për festa, përmend emrin e këngëtares që s’e duron dot

 

Ishin të ndryshme deklaratat që u bënë gjatë ‘Shiko kush luan’ natën e djeshme. E tillë ishte dhe ajo e Filloreta Raçit (Fifit), e cila u pyet se kush ishte personazhi i ftuar në emision që nuk e ka duruar dot, por është shtirur për hir të lojës. Ajo nuk hezitoi aspak të përgjigjet duke thënë menjëherë emrin e reperes së re, Rina Balaj, shkruan Aleneës. Përgjigja e Fifit ishte e shpejtë dhe e prerë pa dashur të lërë në pritje teleshikuesit. Le te shpresojmë se kjo deklaratë nuk do të sjellë një “lumë” ‘diss-esh’ të tjera mes këngëtareve.