Fifi: “Këtë vit kam marrë pjesë për qejf të shpirtit, me ‘Marova’ po marojsha me e fitu!”

“Kënga Magjike” ka nisur tri netët finale të edicionit të 22-të pasi këtë të diel u mbyll prezantimi i të gjitha këngëve pjesëmarrëse. Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Fifi dhe Three Dots zhvilluan një LIVE në Instagram ku iu përgjigjën edhe pyetjeve të fansave.Fifi tha se në hapjen e natës së parë finale nuk donte të merrte pjesë nga “inati” që edicionin e kaluar nuk fitoi. Por. nuk e kishte kuptuar kur po performonte Eneda Tarifa.

Më pas shtoi se në fakt mori një energji shumë të mirë dhe falenderoi Florin për këngën.

Ndërkohë, kur Flori e pyeti gjatë videos LIVE nëse do fitonte këtë vit, pasi kështu i ka dal nami, këngëtarja u përgjigj: “Këtë vit kam marr pjesë për qejf të shpirtit, me ‘Marova’ po marojsha me e fitu.

8 ishin këngëtarët e rinj që u ngjitën në skenën e Këngës Magjike, në natën e parë gjysmëfinale të edicionit të 22-të këtij festivali. Por jo të gjithë arritën të kalonin në kategorinë e artistëve Big. Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë. /News31