
Fifi e pranon: Kam flirtuar me Flori Mumajesin, tani jemi të dashur portalesh
“Na e thuaj njërin prej artistëve shqiptarë me të cilin ke qenë në lidhje ose të paktën ke flirtuar”, ishte pyetja me të cilën Alaudin Hamiti e përballi këngëtaren Filloreta Raçi (Fifi) mbrëmë në emisionin Nd’rrimi i Natës në “Klan Kosova”. Kjo pyetje u bë pasi këngëtarja që ishte përballë një tavoline me ushqime të shpifura, duhej të zgjidhte nëse duhet të hante diçka ose të përgjigjej, shkruan Prive.“Flori Mumajesin, e kam të dashur të portaleve”, ka thënë Fifi ndër të tjera me përgjigjen e saj, duke e pranuar flirtin mes tyre.
