Fifi dhe Mc Kresha në një lidhje? Këngëtarja flet për kiminë mes tyre

 

Fifi dhe Mc Kresha patën shumë kimi teksa interpretonin këngën e tyre me titull “Psikopatja jote” te festivali i “Kënga Magjike”. Shikimet mes tyre teksa këndonin këngën, bënë që të nisnin thashethemet se dyshja janë në një lidhje.

Lidhur me këto thashetheme Kresha ka thënë për “Thumb” se është thjesht aktrim, ndërsa Fifi është përjigjur se jeta e tyre private nuk i përket askujt.

“Ne jemi dy shokë, dy artistë, dy njerëz që kemi shumë kimi bashkë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Të tjerat ndoshta edhe s’u përkasin juve”, u shpreh Fifi për “Thumb”./Panorama Plus