Fifi bëhet nënë për herë të parë, ja emri i veçantë që i ka vendosur të birit
Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi janë bërë prindër. Ata kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre që e kanë quajtur Theo Mal.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vet artistja e cila ka postuar në Instagram një foto të këmbëve të të birit të sapoardhur në jetë.
“Evladi – Theo Mal Patushi 25.04.2023 !”– ka shkruar ajo krah postimit.
Fifi e ka mirëpritur djalin në jetë në SHBA, ku ndodhej prej disa javëve.
Shumë urime për Fifin dhe Adisin.