Fevziu: Asnjëherë nuk e kam parë jugun më të zbrazët. Për 5 bandìtë s’mund të shkatërrohet turizmi në Shqipëri
Gazetari Blendi Fevziu u shpreh sot në një intervistë televizive se mungesa e sigurisë, abuzimi me çmimet dhe tendenca e disa njerëzve me para për t’i bërë karshillëk pushuesve të thjeshtë ka çuar në zbrazjen e plazheve të Jugut.
Fevziu si frekuentues i rregullt i Jugut theksoi se asnjëherë nuk e kishte parë këtë plazh më të zbrazët.
Sipas Fevziut, arroganca e disa njerëzve dhe fakti që hotelet në Jug kanë nisur të heqin dorë nga klientela e zakonshme, duke u përshtatur për këtë lloj kategorie pushuesish ka çuar në braktisjen e jugut.
“Skafet rrinë përballë njerëzve dhe derdhin shampanjë në mënyrë banale, dhe ato që ofrojnë shërbime turistike janë pa masa sigurie.
Marrin nga 30 vetë për xhiro pa jelekë sigurie. Për 5 bandìtë dhe fëmijë të llastuar s’mund të shkatërrohet turizmi në Shqipëri.
Në Mal të Zi nuk të lejon kush të hipësh në varkë pa jelek sigurie. E gjithë kjo situatë nga çuar në një zbrazje”, tha Fevziu.