Feston ditëlindjen në arrest shtëpie, “Zogu i Tiranës” surprizohet në mesnatë (FOTO)

Moderatori Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” feston sot ditëlindjen.

Ai ndodhet në arrest shtëpie, por megjithatë nuk kanë munguar surprizat për moderatorin.

Hermesi është surprizuar në mesnatë nga miqtë e tij, të cilët i kanë dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila, si dhe dhurata të shumta luksoze.

Ndërkohë nuk dihet ende sa do të zgjasë arresti në shtëpi i “Zogut të Tiranës”, por 26-vjeçari i ka mohuar akuzat e tij duke deklaruar se është i pafajshëm.

abcnews.al