Feston ditëlindjen, Eni Koçi i bën urimin e ëmbël Genc Prelvukajt: Qëndro i mrekullueshëm!

Reperi i njohur Genc Prelvukaj feston sot 38-vjeorin e lindjes. E në këtë ditë të veçantë për të, nuk kishte si të mungonte urimi nga gjysma e tij më e mirë, Eni Koçit.

Këngëtarja e njohur ka publikuar në “Instastory” një fotografi të reperit dhe në të ka bërë një urim plot dashuri.

Eni-Koci-2

“Jam e bekuar që të kam në jetën time. Gëzuar ditëlindjen dashuri! Qëndro i mrekullueshëm”, shkruan Eni në foton e Gencit.

Që pas bërjes publike të lidhjes së tyre, Eni dhe Genci nuk kanë ngurruar që të shfaqen së bashku në publik, apo të bëjnë dedikime të ndryshme për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.