Feston ditëlindjen, a është Demi Moore 60 vjeçarja më “yll”?
“Në moshën 60 vjeçare ndihem më e gjallë se kurrë”. Për Demi Moore, koha nuk kalon. Aktorja “ikonë” e kinemasë së viteve ’90 mbush 60 vjeç dhe është në formë të shkëlqyer. Diva e Hollivudit, ylli i filmave të tillë të paharrueshëm si “Ghost”, “Soldier Jane” dhe “Striptease” dhe ish bashkëshorte e Bruce Willis, shfaqet sot e lumtur në krahët e Daniel Humm, një kuzhinier i famshëm zviceran, 13 vjet më i ri se ajo.
“Nuk më pëlqen të më përcaktojë një numër, por përvoja ime”, – ka rrëfyer Demi Moore për revistën ‘People’. “Ti ke arritur të 59-at dhe tashmë po mendon: ‘Epo, do të bëhem 60’. Duket shumë çliruese. Kur mendoj për gjyshen time në moshën 60-vjeçare, në një farë mënyre ajo dukej se ishte dorezuar tashmë ndaj të qenit e vjetër. Ndërsa unë ndihem më e gjallë dhe e pranishme se kurrë”.
Atyre që e përcaktojnë si një ikonë të kinemasë, Demi Moore u përgjigjet: “Për mua “ikonë” ka nënkuptuar gjithmonë dikë që ka hapur rrugën dhe ka shënuar diçka. Që ka lëvizur njerëzit ose ka pasur një ndikim pozitiv. Ndihem shumë krenare që jam përfshirë në një kategori, e cila lidhet me të gjitha këto”.
Demi Moore, sidoqoftë, e ka shënuar vërtet këtë rrugë. Ajo ishte e para që pozoi e zhveshur shtatzënë për “Vanity Fair”. Në filmin “Soldier Jane” , e qethi kokën zero, duke nisur kështu pamjen pa gjini. Dhe ishte e para që shfaqi me krenari një të dashur shumë më të vogël si Ashton Kutcher, 15 vjet më i ri, me të cilin edhe lidhi kurorë.
Bordo