Festojnë këtë përvjetor të rëndësishëm së bashku, Andrra Destani i bën dedikimin romantik Sinan Hoxhës
Gjashtë vite më parë, Sinan Hoxha dhe Andrra Destani e kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë.
Për këtë arsye, Andrra i ka bërë një super dedikim romantik partnerit të saj. Ajo ndau dje në Instagram kujtimin më të bukur që kanë nga kjo ditë.
“Shpresoj që gjithmonë të gjejmë dashuri dhe komoditet tek njëri-tjetri. Shpresoj që të jemi të bekuar me akoma më shumë vite bashkë! Gëzuar ditën e fejesës dashuria ime”,- shkroi Destani.
Sinani dhe Andrra aktualisht janë në pritje të fëmijës së dytë. Ishte vetë Andrra ajo që e dha këtë lajm të bukur, duke publikuar disa foto me barkun e rrumbullakosur.
E veshur me një fustan të bardhë, ajo shtoi se së shpejti Ansi do të bëhet me vëlla.