
Festoi ditëlindjen, do surprizoheni nga mosha e balerinit Kledi Kadiu
Balerini i njohur dhe shumë i suksesshëm shqiptar, Kledi Kadiu, feston sot ditëlindjen.
Pak, por e sigurt është se mosha e balerinit do t’ju surprizojë. Kledi Kadiu mbush sot 50 vjeç dhe për këtë përvjetor ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Të mbushësh të 50-at është si të arrish në majën e një mali: pamja është spektakolare dhe ka ende shumë terren për të eksploruar. Faleminderit të gjithëve për urimet”, shkruan Kledi Kadiu.
Urimet në rrjetet sociale nga miqtë e kolegët nuk kanë të mbaruar për balerinin.
vizionplus.tv