Festo me ONE nga veriu në jug

Detin, malet, kalatë, lëndinat, lumenjtë, ujëvarat, të gjitha këto i shëtitëm kudo në Shqipëri përmes nismës #UdhëtoMeOne. Por, kaq nuk mjaftoi. One Telecommunications mbështeti edhe evente muzikore, të cilat për qëllim kishin promovimin e Shqipërisë.

Me besimin që arti i shton vlerë gjithçkaje, nisëm me festivalin 3-ditor, UNUM, në Shëngjin. Mbi 12,500 pjesëmarrës vendas dhe ndërkombëtarë, shijuan brengdetin e Ranës së Hedhun nën magjinë e muzikës elektronike. Me DJ të njohur botërisht, si: Sven Vath, Ben Klock, Ricardo Villalobos dhe dhjetëra emra të tjerë, mbushën për tre ditë e net, tre skena të ndryshme të plazhit. Mbulimi mediatik i këtij festivali ishtë në përmasa të jashëzakonshme, duke u përmendur nga mediat më të famshme botërore, si festivali i parë në Evropë i cili u zhvillua me shumë sukses, pas periudhës së pandemisë.

Në muajin korrik, One Telecommunications kaloi në Himarë, për të mbështetur promovimin e një zhanri tjetër muzikor. Violinisti shqiptar me famë botërore, Olen Çezari, ndërmori nismën e një festivali të ri në Kalanë e Porto Palermos. Për 5 fundjava, nga korriku deri në gusht, festivali mbushi kështjellën me dritë dhe me tinguj të mrekullueshëm të artistëve si: Inva Mula, Elina Duni, Genc Tukiçi, Marsela Çibukaj, Vikena Kamenica e shumë emra të tjerë të huaj. Koncertet në kala çdo të premte dhe të shtunë u kthyen në një traditë të ëmbël muzikore të cilën ONE e solli te ju përmes kanaleve të veta sociale.

Ndërsa Porto Palermo merrte forma muzikore sipas artistëve që performonin, ONE udhëtoi në veri përmes Zâ Fest. Një tjetër artist, Vlashent Sata, zhvilloi për të pestin vit festivalin e veriut, këtë herë, me fokus në Shkodër. Për tre net festivali ndezi Shirokën, Gjuhadolin dhe kalanë e Rozafës. Performancat mbresëlënëse të artistëve dhe aktivitetet e ndryshme bënë bashkë mbi 5000 spektatorë. Zâ Fest ishte një ndërthurje mes muzikës, poezisë, arteve pamore, diskutimeve të hapura dhe shëtitjeve në natyrë. Disa prej artistëve që performuan ishin: Shpat Deda, Terrenoire, Vlashent Sata, DJ Oda Haliti, Polifonia e Jugut si edhe grupi Barcelona Gipsy Balkan Orchestra të cilët mbushën kalanë e Rozafës me ritme fantastike ballkanase.

Për One Telecommunications, mbështetja e eventeve të tilla ka për qëllim promovimin e kulturës dhe natyrës shqiptare, si edhe për t’i sjellë publikut performanca nga artistë të dashur për ta.